SIGAL Maqedoni

Për kompaninë

Themelimi dhe zhvillimi i SIGAL Insurance Group në Maqedoni

SIGAL Insurance Group është një nga grupet më të mëdha të sigurimeve në rajonin e Evropës Juglindore, me prani të konsiderueshme edhe në tregun maqedonas të sigurimeve.

Kompania filloi aktivitetin në tregun e sigurimeve në Maqedoni në vitin 2004, nën emrin SIGAL AD Shkup, duke ndërtuar gradualisht një pozitë të qëndrueshme dhe të besueshme. Falë kushteve konkurruese, shërbimit të shpejtë dhe rrjetit të zhvilluar të shitjes, kompania fitoi shpejt besimin e qytetarëve dhe sektorit të biznesit.

Në vitin 2009, kompania kaloi nëpër një proces ri-markimi dhe vazhdoi operimin në partneritet me UNIQA, duke ofruar produkte të reja në sigurimet jo-jetë.

Më 26 maj 2011, përmes UNIQA LIFE, shoqëria zgjeroi aktivitetin edhe në segmentin e sigurimeve të jetës, duke forcuar më tej praninë e saj në tregun e sigurimeve.

Me kalimin e kohës, grupi zgjeroi portofolin me produkte të reja, përfshirë sigurime të specializuara për korporata, sigurime shëndetësore dhe mbulim për rreziqe komplekse industriale. Paralelisht, u zhvillua një rrjet i gjerë degësh, agjentësh dhe brokerësh në të gjithë vendin, duke mundësuar qasje më të lehtë për klientët.

Në vitin 2025, shoqëria konfirmoi stabilitetin dhe seriozitetin e saj financiar, duke përfunduar me sukses procesin e ri-markimit në kuadër të SIGAL Insurance Group.

Sot, SIGAL Insurance Group në Maqedoni përfaqëson një kompani të qëndrueshme dhe të njohur sigurimesh, me pjesëmarrje të konsiderueshme në treg dhe reputacion si partner i sigurt për individë, kompani dhe institucione.

Një aspekt i rëndësishëm i suksesit të shoqërisë është edhe implementimi i teknologjive moderne, digjitalizimi i proceseve dhe përmirësimi i shërbimeve për trajtimin e dëmeve, duke rritur vazhdimisht efikasitetin dhe transparencën në operim. Kompania investon në mënyrë të vazhdueshme edhe në trajnimin e stafit, duke ndjekur praktikat më të mira të industrisë së sigurimeve.

Grupi SIGAL Insurance Group mbulon rreth 1/6 e vlerës totale të dëmeve në industrinë e sigurimeve në rajon dhe është i përfaqësuar përmes 8 shoqërive (shoqëri sigurimi, shoqëri risigurimi dhe shoqëri për menaxhimin e fondeve pensionale), me rreth 2.500 punonjës dhe agjentë, 1.200 pika shitjeje dhe mbi 1,5 milion klientë të kënaqur.

 

SIGAL Insurance Group Sh.A Shkup

Emir i subjektit: Shoqëria për sigurimin  jo-jetë

SIGAL Insurance Group Sh.A Shkup

Selia: bul. Ilinden nr. 1, 1000 Shkup

NPS: 5896100     
NTS: 4030004518463

Driton Azizi, drejtor gjeneral

Bordi mbikëqyrës
Avni Ponari, president
Alma Totokoci, anëtar
Arben Cavoli, anëtar

Bordi drejtues
Driton Azizi, president
Borce Bogeski, anëtar
Emil Kratovaliev, anëtar

SIGAL Life Insurance Group Sh.A Shkup

Emri I subjektit: Shoqëri për sigurim jete

SIGAL Life Insurance Group Sh.A Shkup

Vendi: bul. Ilinden nr. 1, 1000 Shkup

ЕМBS: 6712339    
ЕDB: 4080011522414

Aleksandra Shkëmbi Antovska, drejtor gjeneral

Bordi mbikqyrës
Avni Ponari, president
Edvin Hoxhaj, anëtar
Elvis Ponari, anëtar

Bordi i drejtorëve
Aleksandra Shkëmbi Antovska, presidente
Agron Tairi, anëtar
Adnan Emrovski, anëtar