Ky sigurim është një kombinim unik i sigurimit dhe investimit në fonde investimi, ku mund të zgjidhni investim të moderuar ose aktiv, duke rënë dakord për sigurime shtesë dhe kohëzgjatjen e kontratës tuaj.
Unit Link është një sigurim investimi i jetës i lidhur me aksione në fonde investimi, i cili ofron mbrojtje sigurimi me pagesë të garantuar të shumës së siguruar në rast vdekjeje, e cila përcaktohet si përqindje e dakorduar e primës dhe pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në fondin investiv. Vlera e aksioneve në fond është e ndryshueshme dhe mund të rritet (që është përfitim për të siguruarin) ose të ulet (që është rreziku që merr i siguruari).
Përparësitë e Unit Link
- Ju zgjidhni vetë fondin e hapur investiv, shumën e primës, periudhën e sigurimit, mënyrën e pagesës, shumën e garantuar në rast vdekjeje dhe pjesën që investohet në njësi investimi me mundësi për fitim më të madh.
- Keni mundësi për të bërë tërheqje të pjesshme duke e mbajtur kontratën aktive.
- Mund të investoni në tregun financiar ndërkombëtar, duke investuar në kompanitë më të mëdha botërore.
- Merrni ndihmë dhe këshilla nga ekspertë investimi dhe mundësinë për të krijuar një plan financiar personal.
- Fleksibilitet në investim.
Për kë është i destinuar Unit Link?
Unit Link është i destinuar për personat nga 18 deri në 65 vjeç, të cilët mund të nënshkruajnë një kontratë sigurimi me kohëzgjatje nga 10 deri në maksimum 35 vjet.
Pse të nënshkruani Unit Link?
Nënshkrimi i Unit Link ofron mundësinë për të arritur fitime më të larta përmes investimit në fonde investimi, por gjithashtu siguron mbrojtje në rast vdekjeje përmes shumës së garantuar të siguruar, që do të thotë mbrojtje për të afërmit në momente të vështira.
Qëllimi i Unit Link
Ky produkt sigurimi-investim synon të arrijë fitim kapitali dhe të sigurojë mbrojtje në rast humbjeje të jetës. Qëllimi është të mbani produktin deri në përfundim të periudhës së sigurimit për të arritur rritje afatgjatë të kapitalit përmes investimit sipas strategjisë së fondit të hapur investiv.
Ku mund të informohem më shumë për Unit Link?
Informacione të detajuara për produktin Unit Link dhe fondet investive mund të gjeni në Dokumentin e Informacionit Kyç, i cili ndihmon në kuptimin e natyrës, rreziqeve, kostove, fitimeve dhe humbjeve të mundshme nga ky produkt dhe ndihmon për të krahasuar me produkte të tjera.
Si jam i siguruar?
Në rast mbijetesë:
Pas përfundimit të periudhës së sigurimit, Siguruesi do t’i paguajë të siguruarit vlerën e portofolit investiv që ka në Fondin Investiv.
Në rast humbjeje të jetës:
Në rast humbjeje të jetës së të siguruarit gjatë periudhës së sigurimit, Siguruesi paguan shumën e garantuar të siguruar plus vlerën e portofolit investiv.